TematLink |
Miresevini!Mirësevini Të nderuar vizitorë, miq të Bashkisë së Kamzës, Mirësevini në faqen tonë të internetit ! Kam kënaqësinë t’ju ftoj përmes kësaj faqeje informuese interneti si një derë e hapur nga ku mund të hyni e të na vizitoni për t’u njohur me jetën e veprimtarive të Bashkisë së Kamzës e punën tonë të përditshme dhe për të komunikuar së bashku. Unë vlerësoj se kjo Bashki jeni ju, dhe ne, stafi jemi përfaqësuesit tuaj, në një angazhimin solemn për të punuar çdo ditë për hartimin e planeve dhe strategjive të reja dhe përmirësimin e tyre në të mirë të zhvillimit të këtij qyteti. Të nderuar qytetarë të Kamzës! Përmbushja e të drejtës suaj për të na mbikëqyrur dhe kontrolluar është detyra jonë, ndaj edhe kjo faqe interneti është një ndër mënyrat që e bën punën tonë më transparente dhe më të afër ndaj jush. Në këtë faqe jam i bindur se ju do të gjeni informacionin e duhur për investimet, projekte, objektiva etj. Ju na besuat që ne të jemi drejtues dhe keni të drejta të plota të kontrolloni hap pas hapi se sa kemi arritur të konkretizojmë premtimet që jemi zotuar t’i mbajmë. Ne do të kujdesemi edhe përmes kësaj faqeje të jemi pranë jush me informacione të hollësishme, duke u munduar gjithashtu t’u japim përgjigje pyetjeve tuaja. Se sa ia kemi arritur, ju përket juve ta thoni. Ne do të përpiqemi në vazhdimësi të rrisim bashkëpunimin.
KAMZA, PËR NJË PERIUDHË 10 – 15 VJEÇARE, DO TË ZHVILLOHET ME RITME PO AQ TË SHPEJTA SA EDHE RRITJA E SAJ DEMOGRAFIKE DUKE U KTHYER NË NJË QYTET PO AQ TË PREFERUAR PËR TË PUNUAR E JETUAR SA NË KRYEQYTET, NËPËRMJET VËNIES NË EFIÇENCË TE PRONAVE TË LIGJËRUARA PUBLIKE E PRIVATE, NDERTIMIT TE INFRASTRUKTURAVE TË PËRSHTATSHME PËR ZHVILLIMIN E BIZNESIT, TREGTISË, PRODHIMIT INDUSTRIAL DHE APLIKIMIT TË BASHKPUNIMIT NË KUSHTET E PARTNERITETIT PUBLIK – PRIVAT |
Njoftime |


