shqip english

Kultura&Sporti


Kultura

  • Punon për administrimin dhe gjallërimin e jetës kulturore dhe artistike të qytetit Kamëz në përputhje me politikat e Bashkisë me një fokus të veçantë mbi aktivitetet rinore.
  • Menaxhon, përzgjedh dhe vlerëson projektet e ndryshme artistike të cilat financohen nga Bashkia e Kamëz.
  • Përgatit të gjithë materialin e duhur për një projekt kulturor (shkresa përcjellëse, kontrata çelje fondi) dhe e ndjek atë deri në financimin e projektit.
  • Mbikqyr organizimin dhe realizimin e ceremonialit zyrtar.
  • Koordinon punën me sektorë të tjerë për realizimin e projekteve të përbashkëta të fushës kulturore dhe artistike.
  • Përgjegjës për pasurimin, ripërtëritjen dhe publikimin e traditave dhe vlerave historike dhe muzeale.
  • Mban lidhje me organizatat lokale dhe kombëtare që trajtojnë problemet e të rinjve për organizimin e aktiviteteve të përbashkëta sportive, kulturore dhe rekreative.
  • Organizon veprimtaritë kulturore që përfshijnë:

- Festa lokale, Festa kombëtare dhe zyrtare, Ceremoni të përcaktuara nga 

       Ceremoniali i Shtetit, Probleme të Trashëgimisë Kulturore,

  • Mundëson projektë të përbashkëta me institucionet artistike profesionale, projektë të përbashkëta me grupe amatore, projekte artistike në mjedise të hapura publike, projekte artistike në nivel lokal, krijon formacione në vartësi të Bashkisë etj.
  • Mban lidhje me krijues të fushave të ndryshme dhe inkurajon krijimtarinë e tyre
  • Mban lidhje me krijues, ansamble, grupe artistike dhe nxit projeket e tyre.
  • Organizon projekte muzikore sipas një programi vjetor, projekte teatrore, projekte të arteve figurative, projekte filmike.
  • Harton programe për ripërtëritjen e traditave.
  • Realizon veprimtari kushtuar figurave atdhetare e ngjarjeve të tjera historike.
  • Publikon vlerat nërpërmjet ekspozitave, fletpalosjeve, masmedias, botimeve, bisedave etj.

Kryen detyra hulumtuese në arkiva, bibloteka të cilat mbartin vlera historike për Kamzen

 

Sporti

 

  • Harton projekte për ndërtimin e terreneve ambienteve dhe impianteve sportive, në favor të zhvillimit të aktivitetit levizor, ripërtëritjen dhe argetimin e masave të gjera meshkuj dhe femra.                  
  • Propagandon sportin olimpik që ka rregulla të preçizuara, të qarta dhe të pastra.
  • Organizon projekte sportive dhe seminare për zhvillimin e kulturës sportive në kopshte, shkolla dhe publikun e gjerë.
  • Bashkëpunon me policinë për krijimin e sigurisë dhe rregullit gjatë zhvillimit të garave.
  • Planifikon burimet financiare dhe kontrollon shpenzimet.
  • Kontrollon gjendjen e terreneve sportive, në administrim të Bashkisë, nga pikëpamja funksionale teknike, të sigurisë dhe të normave higjeno-sanitare.
  • Në bashkëpunim me drejtoritë e shkollave, ndërton planin e shfrytëzimit të ambienteve sportive për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme sportive.
  • Përgatit materialet për problemet e sportit për Keshillin Bashkiak dhe i mbron ato.
  • Mban lidhje me shoqatat sportive që veprojnë në territorin e Bashkisë, ndihmon për veprimtaritë e tyre brenda kuadrit ligjor.
  • Nxit subjektet e ndryshme shtetërore e private për të sponsorizuar aktivitete sportive sipas programeve të miratuara nga Bashkia.
  • Në bashkëpunim me Inspektorin e Drejtorisë Arsimore, programon punën për inkurajimin e talenteve të reja në sport.

 




Njoftime



Aplikimi per leter njoftimin elektronik dhe pasaportat biometrike ne zyren ALEAT prane Bashkise K

© 2010 Të gjitha të drejtat e rezervuara Bashkia Kamez.