| Share

Sonte në 18:00, Kamza Basket-Teuta, ndeshja e parë në palestrën e re në Bathore

22.03.2013

Sonte, në orën 18:00, te palestra e re dhe moderne pranë gjimnazit “Elez Isuf Ndreu” në Bathore, rruga "Demokracia", zhvillohet ndeshja e basketbollit Kamza Basket-Teuta për meshkuj. Kjo është ndeshja e parë që zhvillohet në këtë palestër, një ndër investimet madhore të Bashkisë Kamëz. Nën kujdesin e veçantë të kryebashkiakut Xhelal Mziu, është punuar intensivisht që punimet për ndërtimin e kësaj palestre të përfundonin sa më shpejt, por edhe t’i dhuronin komunitetit një arenë me parametrat e kërkuar ndërkombëtarë.

Ftojmë të gjithë të jenë të pranishëm për një mbështetje masive për ekipin e Kamzës.
Hyrja është FALAS.